Mbi 200 ndërtime të paligjshme do të prishen së shpejti nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Ndërkombëtar. Lajmi i bë me dije dje gjatë një takimi të zhvilluar në Prefekturën e Lezhës.
Shengjin, prishja e ndertimeve pa leje ne zonen turistike
Mësohet se në këtë takim, prefekti Pal Dajçi u ka kërkuar komunarëve të Shengjinit që t’u venë fre ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.
Nga ana e tij kryekomunari Salvador Kacaj deklaroi se janë identifikuar të gjitha objektet pa leje në qytet dhe buzë detit dhe se ato do prishen brenda këtij muaji. ag.li. (Lezha.eu)